Nënkryetari i Komunës së Beogradit, Goran Vesiq, tha se do të paraqesë një padi në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, pasi nuk iu lejua hyrja në Kosovë.
Vesiq tha se nuk u lejua të hyjë në Kosovë me arsyen e “rrezikut të sigurisë”.
Për këtë shkak, ai paralajmëroi se do të paraqesë padi në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Ai tha se arsyeja pse dëshiroi të vinte në Kosovë ishte që të nënshkruanin një statut për binjakëzimin e Mitrovicës së Veriut me Beogradin.
“Mesazhi i dërguar nga politikanët shqiptarë në Prishtinë është se fëmijët serbë nuk kanë të drejtë në park dhe nuk kanë të drejtë në një shesh lojrash”, theksoi Vesiq dhe shtoi se ata në fakt “ndaluan Qytetin e Beogradit të ndërtonte një shesh lojërash për fëmijë”. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.