Federata e Futbollit e Kosovës pritet që të bëjë ndryshime sa i përket trajnerëve në grupmoshat e reja të Përfaqësueses së Kosovës.
FFK-ja ka vendosur që mos t’ia vazhdojë kontratën trajnerit aktual të Kosovës U-21, Rafet Prekazi, vendin e të cilit do ta zë Shefki Kuqi.
“Zeri.info” mëson ekskluzivisht se FFK-ja ka vendosur që Kuqi të jetë përzgjedhës i Kosovës U-21 me të përfunduar ky vit.
Krahas Kuqit, janë përmënuar edhe emra të tjerë për t’i drejtuar shpresat e “Dardanëve”, por që në FFK ka vendosur për ish-sulmuesin e mirënjohur nga Vushtrria.
Kush është Shefki Kuqi?
Shefki Kuqi ka lindur në Vushtrri. Karrierën si futbollist e ka nisur në Finlandë në vitin 1995.
Ka qenë pjesë e skuadrave të njohura angleze si: Ipswich, Blackburn, Derby County, Swansea, Fulham, Crystal Palace, Newcastle United, Oldham Athletic, Stockport County, Sheffild Wednesday.
Në Finlandë ka luajur te: MP, HJK, Jokerit kurse në Gjermani te TUS Koblenz. Kuqi ka bërë karrierë edhe në Skoci te Hibrenian derisa karrierën si futbollist e ka përfunduar te Lohjan Pallo në Finlandë në vitin 2016.
Në gjithë karrierën, ka shënuar 156 gola.
Nga viti 1999 deri në 2010, e ka përfaqësuar Kombëtaren e Finlandës. Ai njihej për festimet me fluturime si “shqiponjë” pas realizimit të golave.
Si trajner, ka drejtuar skuadrat finlandeze si: Honka, Vantaa dhe Inter Turku. Momentalisht nuk është i angazhuar.
Krahas Kuqit, me futboll janë marrë edhe vëllezërit e tij Njazi dhe Albert Kuqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.