×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje publikon një sondazh: Shpejtim Bulliqi fitues i zgjedhjeve në Podujevë me 46.8 përqind

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 13:11

    Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media ka dalë me një sondazh për zgjedhjet në Podujevë, shkruan Reporteri.


    Në bazë të këtij sondazhi të cilin e ka prezantuar Besnik Bislimi, del se Shpejtim  Bulliqi është kandidati i preferuar i qytetarëve për kryetar të Podujevës.

    Sipas këtij sondazhi 88.5 përqind të qytetarëve janë shprehur se do të marrin pjesë në zgjedhje.

    Bislimi ka thënë se sondazhi e ka nxjerrë Bulliqin fitues me 46.8 përqind të votave, pasuar nga Nexhmi Rudari me 42.6 përqind, pasuar nga Naim Fetahu i PDK-së, me 11,2 përqind.

    Ai ka thënë se në bazë të këtyre sondazheve nuk do të ketë fare nevojë për balotazh.

    Sondazhi është realizuar mes datave 12 dhe 15 nëntor. /Reporteri.net

     

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!