×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa shkon në Kuvend

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 13:09

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa është parë duke hyrë në Kuvend të Kosovës.


    Nuk dihet nëse Mustafa ka takim me dikë nga partnerët e koalicionit apo me grupin parlamentar të partisë të cilën ai e udhëheq.

    Ditëve të fundit partnerët e koalicionit i kanë vazhduar marrëdhëniet e acaruara për faktin se nuk po e pranojnë kandidaturën e Ramush Haradinajt për president të vendit.

    Në anën tjetër koalicioni LDK-AAK-NISMA dhe Lista Serbe janë duke u përballur me mungesë të votave në Kuvend të Kosovës, gjë që i ka lënë pa kaluar projektligje tash e një kohë.

    Në mesin e tyre është edhe ai për Rimëkëmbjen Ekonomike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!