×
  • Lajme
  • Lajme

    Infermieri: Ne nuk e kemi aftësinë e Zemajt t’i diagnostikojmë përmes syve të infektuarit

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 13:47

    Infermieri nga Prizreni Fitim Karimani gjatë qëndrimit në pikën kufitare në Vërmicë, ka thënë se fatkeqësisht nuk e kanë aftësinë e ministrit Zemaj për t’i identifikuar rastet me Covid përmes syve.


    Karimani gjatë një intervistë në RTV Dukagjini, ka treguar procedurat të cilat iu nënshtrohen qytetarët e huaj por edhe ata kosovarë që kalojnë kufirin.

    “Çdo qytetar që hyn përmes pikës kufitare i nënshtrohet matjes së temperaturës. Fatkeqësisht ne nuk e kemi aftësinë e ministrit Zemaj për të idenfitikuar rastet përmes syve”, ka deklaruar ai.

    Kujtojmë se me vendimin e Qeverisë stafi mjekësor është rikthyer në pikat kufitare të Kosovës për të bërë kontrollin e udhëtarëve për simptoma të Covid-19, transmeton Gazeta Shneta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!