Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka treguar arsyen e vizitës së tij në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka thënë se është takuar me deputetët 6 plus pasi që kanë mbetur pa grup parlamentar.
“Jam takuar me deputetët e 6 plus, meqenëse si duket e kanë tash mangut një deputet dhe u morëm vesh që të koordinohemi me grupin tonë parlamentar sepse ashtu është edhe rregullorja e Kuvendit që të vazhdojnë deri të bashkëngjitet deputeti shtesë në mënyrë që prapë të konsolidohet grupi parlamentar”, u shpreh ai.
Mustafa ka folur edhe për çështjen e presidentit, derisa është shprehur se për këtë çështje duhet të gjindet zgjidhje sa më shpejtë në mënyrë që të mos shkohet në zgjedhje.
“Nuk kemi biseduar për presidentin akoma. Por sipas nesh çështja e presidentit duhet të zgjidhet sa më shpejt, jo të shkojmë në zgjedhje. Në fillim të dhjetorit do të mblidhemi me kryesinë për të biseduar për presidentin”, ka thënë Mustafa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.