×
  • Lajme
  • Lajme

    Në prani të Kurtit, Bulliqi bën thirrje që ata që punojnë mbrapsht të goditen me “bisht sakice”

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 15:32

    Këtë të hënë është hapur zyrtarisht fushata zgjedhore në Komunën e Podujevës për zgjedhjet për kryetar që mbahen më 29 nëntor.


    Më të nisur fushata, kandidatët për kryetar të komunës kanë nisur takimet me qytetarë.

    Kështu ka vepruar edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.

    Ai bashkë me kreun e partisë, Albin Kurti, kanë qëndruar dje  në një konak në llap.

    Aty Bulliqi, në një video që e ka publikuar Klankosova.tv, dëgjohet duke mbajtur një fjalim, në të cilin ndër të tjera shprehet: “Naj kujt që punon mbrapsht edhe naj bisht sakice me ja dhanë naj herë bon…”.

    “Këto që po i thoni ju ne sigurisht që të gjitha nuk i dimë, i dimë disa që janë makro – më të mëdha, por jo këto individuale. Fatkeqësisht ankesa duhet me ba. Nuk mjafton veç ankesa por duhet edhe veprim”.

    “E kur i bëjnë veprimet qytetarët? Kur mbahen zgjedhjet. Naj kujt që punon mbrapsht edhe naj bisht sakice me ja dhanë naj herë bon…”, ka thënë Bulliqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!