×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani kujton Tolajn dhe Haklajn: Vrasja e tyre ndër goditjet më të mëdha që iu dha shtetit të së drejtës

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 15:44

    Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar në përvjetorin e 17-të të vrasjes, policët Sebahate Tolajt e Isuf Haklajt.


    Osmani thotë se vrasja e tyre është njëra ndër goditjet më të mëdha që iu dha shtetit të së drejtës, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i Vjoses:

    Beteja për shtet të së drejtës është beteja më e vështirë. Ajo bëhet veçanërisht e vështirë kur goditen garantuesit e saj, policët, sepse kështu përcillet mesazhi i pafuqisë së shtetit për t’i garantuar liritë qytetare e veprimin efikas të instiucioneve.

    Vrasja e Sebahate Tolajt e Isuf Haklajt këtu e 17 vjet më parë është njëra ndër goditjet më të mëdha që iu dha shtetit të së drejtës, por e cila nuk e frenoi dot ëndrrën tonë për shtet, së pari, dhe për shtet të së drejtës, së dyti. Dhe nuk do të frenojë asnjeherë kërkesën për drejtësi per Sebahaten e Isufin.

    Guximi dhe vendosmëria e tyre qëndrojnë në themelet e ëndrrës sonë për shtet ligjor dhe shembulli që duhet ndjekur se si duhet atdheu.
    I përjetshëm kujtimi për ta!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!