Futbollisti shqiptar Mryto Uzuni, dje u përballë ndaj Juventusit në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Uzuni ishte golashënuesi i vetëm për skuadrën hungareze që i realizoi gol Juventusit, ndërsa ajo që ra në sy ishte festimi, meqenëse festoi si idhulli i tij Cristiano Ronaldo para syve të portugezit, transmeton lajmi.net.
Pavarësisht që Uzuni shënoi golin e parë në ndeshje, Juventusi shënoi dy herë përmes Ronaldos dhe Moratas dhe siguruan kualifikimin tutje.
Pas ndeshjes, ëndrra e Uzunit mund të thuhet se u bë realitet, meqenëse shkëmbeu fanellat me yllin portugez.