Numri i viktimave nga Covid-19 ka shënuar rekord gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani.
Autoritetet shëndetësore kanë raportuar 410 viktima, ndërkohë që janë shënuar 18,633 raste pozitive duke e çuar numrin e përgjithshëm të infektimeve në 961.320.
Pra, janë regjistruar 1,072 raste më shumë se një ditë më parë dhe 5,015 raste më pak se rritja rekord e raportuar ditën e premte.
Kancelarja Angela Merkel do të zhvillojë sot një video-konferencë me kryeministrat e disa shteteve për të diskutuar zgjatjen e bllokimit./Opinion.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.