Një 59-vjeçar nga fshati Kutllovc i Mitrovicës është zhdukur nga data 1 tetor dhe ende nuk është gjetur.
Familja ka njoftuar Policinë e Kosovës e cila thotë se e ka kërkuar vazhdimisht këtë person, por ende nuk e ka gjetur, shkruan Reporteri.net.
Njoftimi i policisë:
Me datën 1.10.2020, në Stacionin Policor në Mitrovicë, nga ana e familjarëve është raportuar se Faik ( Zeqir) Zeqiri, i lindur me 10.09.1961 në fshatin Kutllovc, Komuna e Mitrovicës, është zhdukur.
“Që nga data e raportimit hetuesit policorë në vazhdimësi kanë ndërmarrë veprime në kërkim të personit të zhdukur. Nga hetimet e deritanishme nuk kemi rezultuar me ndonjë indikacion konkret për gjetjen e personit të zhdukur”, njofton policia.
Mbi bazën e këtyre rrethanave, hetuesit e sektorit rajonal të hetimeve me autorizim të prokurorit të rastit, kërkojnë dhe apelojnë tek të gjithë qytetarët që mund të kenë çfarëdo informacioni lidhur me personin e zhdukur, të lajmërojë policinë, në linjën emergjente 192/ ose në +383 44 845 823.
Ai ka flokë të thinjura, i gjatë 1.70 m., sipas familjarëve së fundmi kishte të veshura pantallona të zi dhe xhup të zi.