Një 100 vjeçare nga San Pietro, zonë me 4 mijë banorë në Katanzaro të Italisë është shëruar nga koronavirusi.
Lajmi është dhënë nga kryebashkiaku Domeniko Xhampa. Në profilin e tij në Facebook ai shkruan se janë të shumtë banorët e negativizuar nga Covid, mes tyre dhe një gjyshe e lindur në 1920-ën, e cila sapo kishte mbushur 100 vjec.
Më tej kryebashkiaku sqaron se janë marrë të gjitha masat për të frenaur përhapjen e kovid në bashkëpunim me administratën, policinë bashkiake, kishën, policinë dhe vullnetarët. Një punë në grup që ai e cilëson të shkëlqyeshme.
Sipas tij falë kësaj skuadre në më pak se një muaj situata në këtë qytezë të vogël është nën kontroll. Por ai këshillon sërish kujdes, dhe të gjithë të ndihmojnë njëri tjetrin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.