Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bëtë të ditur se komuna e Prishtinës do të sigurojë ilaçet kundër Covid-19 për 8 mijë qytetarë të kësaj komune. Po ashtu ai ka thënë se do të sigurohet edhe testi D-Dimer, shkruan Reporteri.net.
“Kam udhëzuar drejtorin e shëndetëtise që të filloj procedurat e prokzrimit të shpejtë për një numër barnash që mjekët po i përshkruajnë për Covid e që nuk janë të ofruara nga sistemi jonë shëndetësor. Po ashtu edhe për blerjen e testeve D-Dimer që mjekët po e kërkojnë për shkak të trombeve të mundshme. Edhe pse kjo nuk është në kompetencën tonë. Megjithatë po ju kushton shumë pacientëve. Këto barna do të mbulojnl rreth 8,000 pacientë me simptome pak më të theksuara, pa paguar privatisht”, ka shkruar Ahmeti.
Ahmeti ka falënderuar Kuvendin Komunal që me 38 vota për dhe asnjë kundër ka votuar ndihmën prej 50 eur për çdo të konfirmuar pozitiv në emër të shërbimeve shëndetësore e 100 për pensionistë të konfirmuar pozitiv.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.