Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur edhe për raportet me Vjosa Osmanin. Ai në Interaktiv ka thënë se raportet jo të mira me të, nuk janë lajm i mirë.
Haziri ka shtuar se pakënaqësia me vendimin e Këshillit të Përgjithshëm dhe të lidershipit të LDK-së është bërë nga vetë ajo. Sipas tij, Osmani nuk ka dashur të vazhdojë në mënyrën e njëjtë dhe e ka bërë publike.
“Unë më shumë e shoh si një iniciativë politike e cila mund ta çojë drejt një rezultati të caktuar. Pritjet e mija kanë qenë krejt ndryshe. LDK-ja për këto 20 vjet pas luftës i ka nxjerrë 12 parti politike dhe iniciativa që kanë dalë nga pakënaqësia”, ka thënë ai për KTV-në, duke potencuar se nuk duhet lejuar që këto gabime të ndodhin
Ai ka thënë se LDK-ja do të ketë dhimbje politike nga largimi i Vjosa Osmanit.
“Është investuar së paku prej vitit 2007, në momentin kur ka hyrë në zyre të presidentit si këshilltare, pastaj është avancu. Edhe Vjosa do të ndjejë mungesën e partisë që e ka familje. Kush ka dalë prej LDK-së, shihet tash ku është. Ende po e shoh që ka mundësi që të riparohet ky raport”, ka thënë ai.