×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajmi i fundit nga Gjykata Speciale: Ekaterina Trendafilova riemërohet si kryetare e Dhomave të Specializuara

    Reporteri
    26 Nëntor 2020 | 11:50

    Nga Haga, sot është njoftuar se Autoriteti Emërues, ambasadori Lars-Gunnar Wigemark, ka riemëruar gjykatësen Ekaterina Trendafilova si Kryetare të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) edhe për katër vjet.


    Sipas njoftimit, emëri hyn në fuqi nga data 15 dhjetor 2020, në pajtim me nenin 30(4) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

    Mandati aktual i Kryetare Trendafilovës përfundon më 14 dhjetor 2020.

    Theksohet se Trendafilova shprehu mirënjohjen për “besimin që i është dhënë për të vijuar t’u shërbejë Dhomave të Specializuara të Kosovës të cilat kanë hyrë në një fazë të re dhe të rëndësishme me nisjen e proceseve gjyqësore”.

    Po ashtu, behet e ditur se Trendafilova deklaroi se ka besim që proceset do të kryhen në mënyrë të mbrojtur, të pavarur, të paanshme, të drejtë dhe efikase, në pajtim me mandatin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!