Profesori universitar, Milazim Krasniqi, thotë se partia e Albin Kurtit aktualisht i mban dy pozitat më të larta shtetërore, pozitën e presidentit dhe kreut të Kuvendit të Kosovës.
Krasniqi thotë se është çështje e politikave të Vetëvendosjes pse nuk e ka vendosur një zyrtar të saj të ushtrojë këto pozita, por e ka lënë Vjosa Osmanin, shkruan Reporteri.net.
“Lëvizja ‘Vetëvendosje!” momentalisht mban dy pozitat më të larta shtetërore në shtet, kryetarin e Kuvendit dhe ushtruesin e detyrës së presidentit. Çështje e politikave të saj është pse nuk e ka vendosur në ato poste një zyrtar të saj”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Ai thotë se partia e Kurtit pas prishjes së koalicionit me LDK-në ka mundur të marrë të marrë pozitën e kryetarit të Kuven dhe sot do ta kishte edhe u.d. të presidentit.”
“Pas prishjes së koalicionit nga ana e LDK-së, LVV ka mundur ta merrte postin e kryetarit të Kuvendit, pra sot do ta kishte edhe postin e ushtruesit të detyrës së presidentit. Shyp i bie qishtu, shype!”, ka shkruar Krasniqi.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.