Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar vendimin e Ministrisë së Jashtme, që presidentit serb, Aleksandar Vuçiq t’i ndalohet hyrja në Kosovë derisa ai të kërkojë falje për krimet serbe.
Për vendimin të cilin e bëri të ditur vetë Ministrja Meliza Haradinaj-Stublla, Hoti tha se nuk është qëndrim zyrtar i Qeverisë, ngase siç u shpreh ai këto qëndrim i përfaqëson ai e jo ministrat e caktuar, shkruan Reporteri.
“Marrëveshjet ne i respektojmë dhe jemi pro lëvizjes së lirë po punojmë të përmbyllim të gjitha çështjet e hapura me Serbinë por ndonjëherë disa çështje janë shumë të ndieshme. Çdo kërkesë për vizitë do të trajtohet në kontekst të ndjeshmërisë. Qëndrimet zyrtare të Qeverisë i përfaqësoj unë, unë i koordinoj çështjet me ministrat përkatës por pastaj i koordinojmë qëndrimet”, u shpreh Hoti.
Ndryshe, Ministrja Haradinaj dje ka thënë se nuk ka leje për vizitat e ardhshme të Vuçiqit dhe të tjerëve në Kosovë derisa s’ka falje për gjenocidin e kryer dhe nuk i vë para drejtësisë ndërkombëtare përgjegjësit. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.