×
  • Lajme
  • Botë

    “Gjunjëzohet” Serbia, vetëm në mëngjes 47 të vdekur nga koronavirusi

    Reporteri
    26 Nëntor 2020 | 13:27

    Presidenti i Serbisë deklaroi se në këtë shtet qysh në orët e mëngjesit ka pasur 47 të vdekur nga koronavirusi.


    “Sot është dita më e vështirë për Serbinë dhe çdo e ardhshme do të jetë më e vështira në periudhën tjetër. Kanë qenë 47 të vdekur këtë mëngjes, që është numri më i madh deri më tani, dhe ndoshta do të ketë më shumë deri në orën 2 të pasdites”, tha Aleksandar Vuiçiq, raportojnë mediat serbe, transmeton Reporteri.

    Ai theksoi se situata në spitale është jashtëzakonisht e vështirë.

    “Kur pranoni 10,000 njerëz për një ekzaminim çdo ditë, dhe duhet të vendosni 1,000 prej tyre në spitale dhe nuk keni asnjë shtretër të lirë, atëherë është e qartë në çfarë situate jemi”, u shpreh Vuçiq duke paralajmëruar një skenar katastrofik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!