Aktivistja e të drejtave të grave, Arta Avdiu para disa ditëve ka ngritur një shqetësim rreth sjelljeve të Policisë së Kosovës. Ndërsa nga Inspektoriat Policor i Kosovës kanë thënë se ka filluar një hetim.
Avdiu ka shkruar në Facebook, se një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk janë në nivelin e detyrës dhe se po i ndalin vajzat dhe gratë për t’ua kërkuar numrin e telefonit se sa për ndonjë shkelje që ato mund të kenë bërë.
E për këtë rast ka folur Inspektoriati Policor i Kosovës.
Në një përgjigje për Periskopin nga IPK’ja thanë se nuk kanë pranuar ndonjë ankesë për shqetësimin e ngritur nga aktivistja e drejtave të grave, Arta Avdiu.
IPK kanë thënë se për këto ka filluar një hetim që është në fazën e parë të grumbullimit të informatave.
“Inspektorati Policor i Kosovës përkatësisht Departamenti i Menaxhimit të Ankesave nuk kanë pranuar ndonjë ankesë, sidoçoftë mirëpo pas raportimit në media ka filluar një hetim preliminar dhe është në fazën e grumbullimit të informatave.”, thuhet në përgjigjen e IPK’së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.