×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasi i shkarkoi konsujt, Vjosa Osmani merr vendim të pezullohen të gjitha konkurset në Presidencë

    Reporteri
    26 Nëntor 2020 | 14:47

    Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka marrë vendim që t’i pezullojë të gjitha konkurset në Zyrën e Presidentit të Kosovës.


    Gazeta Blic e ka siguruar vendimin që e ka marrë sot Osmani, e ku ndër të tjera ndalohet edhe hapja e konkurseve të reja.

    Në pikën e parë të vendimit thuhet se: “Pezullohen të gjitha konkurset aktive për rekrutim në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës”.

    “Ndalohet hapja e konkurseve të reja në kuadër të Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, deri në një vendim tjetër”, thuhet në pikën e dytë të vendimit.

    Ndryshe, Osmani dje ka shkarkuar edhe katër konsuj të përgjithshëm, ndër ta edhe djalin e deputetit Haxhi Shala, që kishte nxitur reagime të shumta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!