Klubi Futbollistik Ballkani e ka shfrytëzuar më së miri gabimin e ndjekëseve të tij.
Skuadra e Ismet Munishit ka shënuar fitore të lehtë kundër Drenicës në udhëtim me rezultatin 0-2, duke e dominuar gjatë gjithë ndeshjes në Skenderaj.
Golat për “portokallinjtë” i kanë shënuar sulmuesi anësor Ermal Krasniqi dhe bomberi i cili nuk ka të ndalur, Mirlind Daku, shkruan Gazetasheshi.com
Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, i cili tha se kryesore është që objekitvi është arritur në këtë sfidë.
“Për neve objektivi ishte t’i marrim tri pikë. Kemi nevojë edhe me ushtru fazën defanzive, për atë në pjesën e dytë vendosem me luajt ma mbyllur. Ishte rezultati 0-2, kundërshtari na vuri në vështirësi, Drenica është skuadër shumë e mirë edhe ne e arritëm objektivin”, tha Munishi për ‘Art Sport’
Ballkani me këtë fitore e forcon pozitën e parë me 32 pikë të mbledhura, kurse Drenica zë vendin e pestë me 18 pikë të grumbulluara.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.