×
  • Lajme
  • Shqipëria

    2000 shtëpi do të ndërtohen në Spitallë dhe Durrës

    Reporteri
    26 Nëntor 2020 | 15:15

    Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, ka zhvilluar sot një vizitë të rëndësishme në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, në Abu Dabi, ku ka firmosur dhe marrëveshjen e financimit dhe ndërtimit të 2000 apartamenteve të reja në Durrës.


    Ahmetaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka postuar momentin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje dhe shkruan se 2000 banesa të reja, më të forta, më të sigurta, do të ndërtohen nga e para për të rilindur Spitallën dhe Durrësin.

    Postimi i tij:

    “#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤️ RINDËRTOJMË ? BASHKË ????

    ?Abu Dhabi – 2000 banesa të reja, më të forta, më të sigurta, më të bukura do të ndërtohen nga e para për të rilindur Spitallën dhe Durrësin ???!

    ? Sot 1 vit nga tërmeti i 26 Nëntorit, nuk mund të ndaja me ju një lajm më të mirë se nënshkrimi i marrëveshjes me Fondin e Abu Dhabit për Zhvillim, finalizimi i një procesi intensiv diskutimesh, studimi, planifikimi e projektimi me miqtë e partnerët tanë emiratas, një projekt fantastik me vlerë 75 milionë dollarë që angazhon jo vetëm njohuritë dhe eksperiencën e vyer inxhinierike, por edhe një koncept modern të jetës në komunitet, në qendrat e reja urbane, ekonomike e sociale që do të kthehen në modelin e ardhshëm të rilindjes urbane në të gjithë vendin,” shkruan Ahmetaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!