Më shumë se 20 mjekë grekë, që shërbejnë gjithashtu si deputetë, u zotuan sot të punonin në spitale, për të lehtësuar sadopak ngarkesën e personelit mjekësor, e shkaktuar nga pandemia e COVID-19.
I pari ishte Giorgos Lamproulis, mjek pulmonolog dhe nënkryetari i parlamentit grek. Të hënën, ai kërkoi të lirohej përkohësisht nga detyrat e tij, në mënyrë që të mund të punonte në një klinikë në qytetin e tij, Larisa.
Ai u kërkoi mjekëve të tjerë në parlament të ndiqnin shembullin e tij.
“Sipas mendimit tim, vendi im është tani përkrah kolegëve të mi, mjekëve dhe infermierëve”, tha Lamproulis. Pas tij, 20 deputetë të tjerë, midis tyre radiologë, kirurgë dhe mikrobiologë, u larguan nga parlamenti për në spitalet shtetërore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.