×
  • Lajme
  • Lajme

    Dimal Basha i Vetëvendosjes thotë se nuk do ta lejojnë nesër Driton Selmanajn të marrë pjesë në punimet e Kuvendit

    Reporteri
    26 Nëntor 2020 | 15:36

    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka thënë se është kulmi i turpit që Driton Selmanaj vazhdon me qenë në pozitën e zv/kryeministrit.


    Basha ka thënë se, deputetët e VV-së nuk do të lejojnë mbajtjen e seancave të Kuvendit, në të cilat është prezent Selmanaj.

    “Kuvendi është shtëpia e deputetëve, ne si Lëvizje refuzojmë që ai me qenë i pranishëm se ai nuk duhet të përfaqësojë mendimin e asnjë qeverie. Kulmi i turpit është që ai qëndron ende në pozitën që ka, përveç që nuk ka kërkuar falje po vazhdon me të njëjtin avaz”, ka thënë Basha në Kanal 10, shkruan Reporteri.net.

    “Nuk kemi vendos për formën si do ta pengojmë. Si grup ende nuk kemi vendosur, por si grup do ta pengojmë mbajtjen e seancës ku Driton Selmanaj është i pranishëm. Është qëndrim unik i grupit parlamentar se sa herë që vjen Driton Selmanaj në Kuvendin e Kosovës nuk do të lejojmë mbajtjen e seancave, sepse ai ofendon të pagjeturit. Është një temë që nuk lidhet as me subjekt, as me parti, as me etni, është shumë shumë e ndjeshme, dhe si Saranda Bogujevci e kanë mision këtë punë. Opsionet janë, por nuk i kemi biseduar, nesër para seancës do të takohemi si grup parlamentar dhe do t’i bisedojmë”, ka thënë Basha.

    Ajo ka thënë se tema e të zhdukurve kurrë nuk shterret në Kosovë.

    “Derisa mendon është e ezauruar ne mendojmë se ai nuk e ka vendin në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!