×
  • Sport
  • Sport

    Fituan dhe e nderuan Drenicën, futbollistët e Ballkanit pas ndeshjes bënë homazhe të varri Adem Jasharit

    Reporteri
    26 Nëntor 2020 | 15:53

    Ballkani sot fitoi 2-1 kundër Drenicës në ndeshjen që u zhvillua në Bajram Aliu dhe ishte e vlefshme për xhiron e 14-të në Superligë


    Ermal Krasniqi dhe Mirlind Daku ishin golashënuesit e Ballaknit në këtë takim, shkruan Reporteri.net

    Pas ndeshjes futbollistët e Ballkanit shkuan dhe bënë homazhe te varri i Adem Jasharit.

    Këtë e ka bërë të ditur Mirlind Daku me anë të një storie të publikuar në Instagram.

    “Pas fitores homazhe tek Komandant Adem Jashari dhe familja e tij. Gjithmonë falenderues,” ka shkruar Daku në Instagram.

    Ndryshe, Daku po kalon formën jetësore dhe deri tani ka shënuar 19 gola në Superligë këtë edicion. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!