×
  • Sport
  • Sport

    Rivalët e përbetuar përqafohen me njëri-tjetrin me lot në sy, Maradona i bën bashkë nga qielli

    Reporteri
    26 Nëntor 2020 | 17:14

    Diego Armando Maradona është ndarë nga jeta e përditshme fizikisht, por ai do të mbetet përjetë gjallë, më prezent se kurrë, jo vetëm për magjitë në fushën e lojës, por edhe për personazhin që ishte.


    Gjendja e tij duketj e përmirësuar, por që dje një sulm në zemrën e tij bëri që kjo të ishte dita e fundit e jetës së tij.

    Humbja e tij u përjetua shumë rëndë nga komunitet sportiv në të gjithë botë, por që më së rëndi u përjetua në Argjentinë.

    Atje të gjithë shpërthyen në lot, ku madje sot ndodhi ajo që nuk mund të besohej se do të ndodhte ndonjëherë.

    Tifozët e Boca Juniors dhe River Plate u panë të përqafuar me njëri-tjetrin, ani pse tradicionalisht janë rivalë të përbetuar, mirëpo dhimbja e madhe që kishin për humbjen e legjendës Maradona i bëri bashkë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!