×
  • Lajme
  • Lajme

    Lutfi Haziri për Flakron Shalën: Djali kish kry shkollë, por mënyra e emërimit është e keqe

    Reporteri
    26 Nëntor 2020 | 23:02

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se emërimi i djalit të deputetit Haxhi Shala si konsull në Pragë nuk ishte këmbim për votën e këtij të fundit për formimin e Qeverisë Hoti.


    Sipas Hazirit, Flakroni e kishte merituar një pozitë të tillë pasi ishte shkolluar në Pragë dhe ishte i lidhur me vendin atje.

    “Unë nuk e lexoj ashtu, djali i deputetit i kishte kryer shkollën në Pragë edhe ishte i lidhur me vendin. Tash ka qëllu baba me ta lehtësu pak, është privilegj nuk është përparësi. Tash e kan banalizu mënyrën se si është bë. Mënyra është e keqe, forma është e keqe, tash lidhet me votën për Qeverinë”, ka deklaruar Haziri në Kanal10

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!