Djali i deputetit Haxhi Shala, Flakron Shala, është përkujdesur që në postimin e fundit në Facebook të mos lëshojë shumë gabime drejtshkrimore, por niveli i standardit të tij gjuhësor në komente lë shumë për të dëshiruar.
Duke iu përgjigjur një miku në rrjete sociale rreth një klubi kosovar të futbollit, i shkolluari jashtë vendit shkruan një fjali që nuk ngjan të jetë shkruar nga një konsull, shkruan Gazeta Express.
Më saktësisht, është fjala për këtë grup shkronjash të çakorduara: “haha kini pun me Malisheven nlig dyt”.
Pra, nga shtatë fjalë, i riu Shala vetëm njërën prej tyre e ka shkruar pa gabime, më saktësisht parafjalën “me”. Të gjashtë fjalët tjera janë me gabime drejtshkrimore. Të shkojmë me radhë: