×
  • Sport
  • Sport

    Mourinho i përlotur, tregon se çfarë i thoshte Maradona kur e thërriste në telefon

    Reporteri
    27 Nëntor 2020 | 10:19

    Diego Maradona u nga nga jeta të mërkurën më 25 nëntor, derisa bota e futbollit po e kujton legjendën që i dha shumë këtij sporti


    Jose Mourinho dje pas ndeshje në Europa Ligë ku Tottenhami e mposhti Ludogoretsin 4-0 foli për Maradonën, shkruan Reporteri.net

    Portugezi tha se nuk qan për Maradonën, pasi ai nuk vdes kurrë, por se i mungon Diego, i cili e thërriste në telefon kur humbiste dhe i thoshte se është më i miri.

    “Nuk qaj për Maradonën, Maradona nuk vdes. Maradona jeton përgjithmonë. Qaj për Diegon. Për mikun tim Diego. Ai që më telefononte gjithmonë pas humbjeve të mëdha,” ka thënë Mourinho.

    “Nuk më telefononte kurrë pas fitoreve, kurrë. Më telefononte dhe më thoshte: “Mos u shqetëso Mou, je gjithmonë më i miri”. Do doja të kaloja shumë më shumë kohë me të,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!