Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar për tubimet e qytetarëve nëpër qendra të mëdha tregtare, në ditën që njihet si “Black Friday”.
Ahmeti, në një postim në Facebook, ka ironizuar duke thënë se shprehur se shkalla e infeksionit në këto tubime është 100 për qind.
“40 përqind zbritje, 100 përqind infeksion. Përnime don me u bo Black Friday. Ju lutemi ti shmangeni turmave”, ka shkruar ai.
Reporteri sot publikoi disa video ku turma të mëdha njerëzish shihen të brumbulluar tek qendrat tregtare në Prishtinë.
Ky grumbullim i njerëzve vjen në kuadër të “Black Friday”, ndonëse Ministria e Shëndetësisë qysh javën e kaluar kishte bërë të ditur se qendrave tregtare dhe super-marketeve nuk ju lejohet aktiviteti i llojit “Black Friday”.
Por megjithatë, ato kanë vazhduar me oferta promocionale duke nxitur kështu edhe grumbullim të madh të njerëzve.
Kujtomë se vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë vdekur 15 persona dhe janë konfirmuar 775 raste të reja, shifra këto që vazhdojnë të jenë alarmante. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.