Russia Today e njohur si media propaganduese që udhëhiqet nga Kremlini ka raportuar se Kina është përgjegjëse për përhapjen e virusit COVID-19.
Po ashtu, kjo medie shtetërore në fillim kishte akuzuar Perëndimin se ka bërë një gjë të tillë.
Gazetari kontrovers i RT, serbi Boris Malagurski gjatë prezantimit thotë se, Kina po fsheh detaje të tjera për virusin.
“Ka diçka që Kina nuk po na e thotë”, shprehet Malagurski.
Provat konfirmojnë se COVID-19 ishte përhapur nga qyteti i Wuhanit në Kinë.
Gjithashtu në muajin janar, një numër i mjekëve në Wuhan, të cilët folën për një shpërthim të një infeksioni të ri viral, u arrestuan.
Për më tepër, Qeveria komuniste e Kinës ka hequr termat “variacion SARS”, “tregu në Wuhan” dhe “pneumoni të panjohura në Wuhan” nga motorët e kërkimit në internet, indikacione të qarta të censurës me të cilën regjimi u përpoq të kontrollonte të gjitha informacionet në lidhje me një shpërthim të pandemisë.
Aktualisht në botë nga ky virus janë infektuar mbi 61 milionë njerëz, nga të cilët rreth 1.5 milion kanë vdekur. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.