×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndryshon lista, orë policore edhe në tri komuna të tjera

    Reporteri
    27 Nëntor 2020 | 16:36
    © Reporteri.net / Foto: Kushtrim Tërnava

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qytetarët për kategorizimin e komunave sipas rrezikshmërisë të infektimit nga COVID-19.


    Në zonën e kuqe bëjnë pjesë 21 komuna, në zonën e verdhë 15 komuna, ndërsa në zonën e gjelbër vetëm dy sosh.

    Ky është njoftimi i plotë i MSH-së:

    Në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë apo komunat me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.

    Në këtë zonë janë 21 komuna:

    Prishtina, Fushë-Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Shtimja, Podujeva, Peja, Ferizaj, Mitrovica e Jugut,  Mitrovica e Veriut, Vushtrria, Lipjani, Vitia, Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku, Kamenica, Skenderaj, Kllokot dhe Graçanica.

    Në zonën e verdhë bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm, apo komunat prej 76 deri në 150 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.

    Në këtë zonë janë 15 komuna:

    Prizreni, Klina, Deçani, Drenasi, Malishevë, Suhareka, Shtërpca, Ranillugu, Parteshi, Kaçaniku, Rahoveci, Junik, Istrogu, Mamusha dhe Hani i Elezit.

    Në zonën e gjelbër bëjnë pjesë komunat me rrezik të ulët apo komunat prej 1 deri në 75 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.

    Në këtë zonë bëjnë pjesë 2 komuna:

    Dragashi dhe Novobërda.

     

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!