Ditëve të fundit është rritur numri i grabitjeve në Kosovë. Një grabitje sonte ka ndodhur në një barnatore në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 20:02, policia është njoftuar për një grabitje në rrugën ‘Holger Petersen’ në Prishtinë. Grabitja ka ndodhur në një barnatore, ankuesja deklaron se një i dyshuar mashkull i ka grabitur një shumë parash dhe ka ikur në drejtim të panjohur”, ka thënë Krasniqi për Reporteri.net.
Policia ka dal dhe po merret me këtë rast.
Para pak çastesh Reporteri ka raportuar edhe për një rast tjetër ku në një pompë të derivateve ka mbetur edhe një person i plagosur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.