×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Asnjë festë nuk do të kishte kuptim pa dëshmorët tanë

    Reporteri
    28 Nëntor 2020 | 15:44

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me ministra e bashkëpartiakë kanë zbuluar lapidarët e të rënëve për liri në Isniq e Carrabreg.


    Ai në Facebook ka shkruar se shumë heronjtë të Kosovës e kanë nderuar Shqipërinë me betejat e tyre deri në frymën e fundit.

    “Në festën e Flamurit Kombëtar, ishim sot në Isniq e Carrabreg, për të zbuluar lapidarët e të rënëve për liri.

    Së bashku me kolegë, vendosëm lule tek bashkëluftëtarët e mi që pushojnë në Gllogjan. Ata dhe shumë heronj të tjerë anekënd Dukagjinit e Kosovës, e nderuan Shqipërinë me beteja deri në frymën e fundit.

    Asnjë festë, e as vet liria dhe dita e madhe që e shënojmë sot, nuk do të kishte kuptim pa ta.

    Gëzuar shqiptarë!”, shkruan ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!