Për nder të 28 nëntorit, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar me ngjyrat e flamurit kombëtar.
Kryeministri, Avdullah Hoti, ka publikuar fotografinë e ndërtesës në Facebook, shkruan Reporteri.net.
Por ajo që bie në sy është se flamuri është vendosur mbrapsht dhe jo në anën e duhur.
“Për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ndriçohet #KUQEZI ??”.
Ndërkohë në nder të ditës së Flamurit me ngjyrat kuq e zi sot është ndriçuar edhe ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa si dhe Ura e Bosforit në kryeqytetin e Turqisë, Stamboll.
/Reporteri.net