×
  • Lajme
  • Lajme

    VV akuzon Agim Veliun se me vetura zyrtare po angazhohet për manipulim të zgjedhjeve

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 11:50

    Lëvizja Vetëvendosje dega në Podujevë, ka akuzuar ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, se po angazhohet për manipulim të zgjedhjeve.


    Nga LVV-ja është thënë se në shkolla të ndryshme në Podujevë, janë parë deri 16 vetura të MPB-së të cilat thotë se po keqshfrytëzohen nga LDK-ja e Agim Veliut, duke implikuar rëndë procesin zgjedhor.

    “Agim Veliu me vetura të ministrisë̈ angazhohet për manipulim të zgjedhjeve në Podujevë Në shkolla të ndryshme të Podujevës ku edhe po zhvillohet procesi zgjedhor, në secilën nga ato janë̈ parë deri tani 16 vetura të Ministrisë̈ së Punëve të Brendshme të cilat po keqshfrytëzohen nga LDK e Agim Veliut duke implikuar rëndë̈ procesin zgjedhor. Resurse dhe mekanizma të ndryshme shtetrore po keqpërdoren nga LDK për t’i arritë qëllimet e tyre. Veturat e MPB nën direktivat e Agim Veliut janë kthyer në shërbim të fushatës zgjedhore. Veprimet e tilla janë̈ rreptësishtë të ndaluara. Ftojmë̈ prokurorinë̈ që sa më parë të merret me këtë̈ rast dhe ndërhyrjet flagrante që po vijnë̈ veçmas nga Ministria e drejtuar prej Veliut. Njëherë ftojmë̈ KQZ-në që të reagojë sa më parë në mënyrë̈ që të mos lejojë deformimin dhe abuzimet e vazhdueshme që po organizohen nën autoritetin zyrtar të shtetit nga LDK”, ka shkruar LVV-ja – dega Podujevë në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!