×
  • Lajme
  • Lajme

    MPB demanton VV-në, thotë se veturat zyrtare po shfrytëzohen nga KQZ-ja

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 13:12

    Lëvizja Vetëvendosje, ka akuzuar sot ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, se po i përdor veturat zyrtare për të bërë fushatë.


    Një gjë e tillë është kundërshtuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

    Ministria e Punëve të Brendshme ka sqaruar se veturat e MPB-së, janë duke u përdorur në procesin elektoral që është duke u mbajtur sot në komunën e Podujevës dhe komunën e Mitrovicës së Veriut.

    “Me këtë rast ju njoftojmë se veturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë dhënë në shfrytëzim për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për organizmin e zgjedhjeve. Ju bëjmë me dije se kjo është një praktikë që gjatë organizmit të zgjedhjeve në Kosovë, KQZ, kërkon nga Ministria e Administratës Publike, mbështetje me vetura për organizmin të zgjedhjeve. Tashmë meqë ish-Ministria e Administratës Publike është shuar në Ministrisë e Punëve të Brendshme, është përgjegjësi e MPB-së që t’iu jep në shfrytëzim vetuat për KQZ-në”, është thënë nga MPB.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!