×
  • Lajme
  • Botë

    Kina tregon origjinën e coronavirusit

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 13:40

    Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, Kina konsiderohet si origjina e Covid-19. Por, ekspertët e vendit aziatik e kanë mohuar gjithmonë këtë gjë, madje kanë ndaluar mjekët e Wuhanit, qytetit ku nisi kriza, që të flasin për fazat e para të sëmundjes.


    Qeveria kineze pretendon se virusi ekzistonte jashtë kufijve të Kinës përpara se të raportoheshin rastet e para në këtë vend dhe disa media tashmë thonë se koronavirusi hyri në Kinë nga ushqimet e ngrira të importuara.

    “Koronavirusi nuk nisi në Wuhan, por, sipas ekspertëve, mund të ketë ardhur në Wuhan nëpërmjet ushqimeve të ngrira”, shkruan gazeta zyrtare e Partisë Komuniste Kineze në pushtet.

    Sipas ekspertit Zeng Guang, “ka shumë mundësi që virusi të ketë ekzistuar në disa vende të tjera përpara se të vihej re në Wuhan”.

    Ditët e fundit, Kina ka intensifikuar kontrollet e ushqimeve të ngrira dhe ka deklaruar se ka gjetur gjurmë të Covid-19 në disa prej paketimeve. Si rrjedhojë, ka vendosur rregulla të reja për importimin e ushqimeve të ngrira dhe ka shtuar kontrollet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!