Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Podujevës dhe atë të Mitrovicës së Veriut.
Të drejtën për të votuar po e shfrytëzojnë edhe qytetarët që aktualisht janë të infektuar me COVID-19, shkruan Reporteri.net.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se në ekipin prej katër anëtarësh që shkojnë te të infektuarit me COVID-19 për t’ua mundësuar të drejtën e votimit, Elezi ka treguar se po merr pjesë edhe një përfaqësues i institucioneve shëndetësore.
“Njëri është përfaqësues nga institucionet shëndetësore gjatë kohës kur vizitojnë këta persona të prekur me COVID-19… Nëse votuesi nuk ka pajisje mbrojtëse, t’u ofrohen”, ka thënë Elezi.
E anëtarët e ekipeve lëvizëse që mundësojnë votimin e personave me COVID-19, janë të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme mbrojtëse për parandalimin e infektimit me virus.
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar masat të cilat duhet të respektohen gjatë pjesëmarrjes në zgjedhje.
KQZ ka njoftuar se për të votuar duhet të mbahet maska mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën, po ashtu duhet të mbahet distanca fizike prej 2 metrave, derisa qytetarët presin në radhë për të hyrë në vendvotim e po ashtu brenda vendvotimit.
Gjatë hyrjes duhet të dezinfektohen duart, ndërkaq pas dezinfektimit të duarve duhet të prezantohet dokumenti i identifikimit duhet të hiqet maska mbrojtëse për t’u identifikuar nga anëtari i vendvotimit.
Këto janë të gjitha masat që duhet të zbatohen sot gjatë votimit në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut:
/Reporteri.net