Austria duhet të presë kufizime të mëtejshme, kur masat aktuale të bllokimit të largohen pas disa ditëve, deklaroi kancelari austriak, Sebastian Kurz.
Sipas medieve të huaja, masat kufizuese të bllokimit në të gjithë Austrinë do të largohen më 7 dhjetor.
Duke folur për gazetën Kleine Zeitung, Kurz tha se austriakët do të duhet të përballen me kufizime të mëtejshme për disa javë ose edhe muaj, duke shtuar se masat e reja që do të njoftohen të mërkurën varen nga zhvillimet e situatës aktuale.
“Sa më të lartë të jenë numrat e infeksionit, aq më e vështirë do të jetë prezantimi i hapave për rihapje”, u shpreh kancelari austriak.
“Ne do të duhet të jetojmë me kufizime të mëtejshme masive pas 7 dhjetorit”, ka thënë mes tjerash Kurz.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.