×
  • Lajme
  • Lajme

    I vdiq bashkëshortja nga COVID-19 në mëngjes, por llapjani del dhe voton

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 14:54

    Sylejman Bllaca nga Podujeva e ka shfrytëzuar të drjetën e tij për të votuar në zgjedhjet që po mbahen sot atje, ndonëse në mëngjes thotë se gruaja e tij ka vdekur si pasojë e infektimit nga koronavirusi.


    Në një prononvim për RTV Dukagjinin, ai u ka kërkuar bashkëvendësve të tij që të dalin dhe të votojnë pavarësisht çdo rrethane.

    “Më ka vdekur gruaja sot në mëngjes, si pasojë e infektimit me koronavirus. Përkundër kësaj, unë kam dalur që të votojë dhe ta shfrytëzojë të drejtën time qytetare. I lus të gjithë qytetarët tjerë që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre. Anipse unë kam dhembje për humbjen e gruas, një fjalë e popullit thotë: i gjalli me të gjallin e i vdekuri me të vdekurin”, u shpreh Sylejman Bllaca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!