×
  • Lajme
  • Lajme

    Përleshje masive në Bardhosh të Prishtinës, arrestohen gjashtë persona

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 15:54

    Gjashtë persona janë arrestuar dje asi u përfshinë në një përleshje në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës.


    Rastin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, i cili ka bërë të ditur se në përleshje janë përdorur edhe mjete të forta me ç’rast jaë lënduar disa persona.

    Duke parë rrethanat në vendngjarje policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë veprimet e saja operative e hetimore, në përpjekje për të zbardhur dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

    Së këndejmi është bërë identifikimi dhe arrestimi i gjashtë personave të dyshuar për përfshirje në rast: K. R, mashkull 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, B. M, mashkull 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, M. P, mashkull 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, A. P, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, F. P, mashkull 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe, Q. P, mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

    Personat e dyshuar të lartpërmendur pas arrestimit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme hetimore.

    Ndërkaq me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj tyre ësh iniciuar një hetim për rastin sulm dhe lëndim i lehtë trupor. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!