Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se nesër në shkollat dhe institucionet komunale, do të jetë ditë pune.
Ai kërkoi mirëkuptim nga mësimdhënësit.
“Andaj të dashur mësimdhënës kërkoj mirëkuptimin tuaj që nesër të mbani mësimin dhe përveç tjerash tu shpjegoni fëmijëve tonë se sa e lavdishme është historia jonë kombëtare”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i tij:
ër shkollat dhe institucionet tona komunale, nesër do të jetë ditë pune.
Vendimet e institucioneve tona, të ndërtuara me shumë mund e sakrificë duhet të respektohen e zbatohen nga të gjithë ne.
Pas ditëve të humbura të mësimit si shkak i gjendjes pandemike, edhe një ditë e humbur është e pa arsyeshme dhe nuk ka nevojë të ndodhë.
Populli ynë ka vuajtur aq shumë për të ruajtur arsimin dhe edukimin shqip, duke mos u ndalur as në kohë lufte, duke zhvilluar procesin mësimor edhe në shtëpi-shkolla, vetëm e vetëm që të mësojmë e edukojmë gjeneratat e reja, kurse tani të lirë e të pavarur duhet të mos ndalemi e dorëzohemi, por të punojmë shumë që të jetësojmë amanetin e heronjve dhe dëshmorëve të Lirisë.
Andaj të dashur mësimdhënës kërkoj mirëkuptimin tuaj që nesër të mbani mësimin dhe përveç tjerash tu shpjegoni fëmijëve tonë se sa e lavdishme është historia jonë kombëtare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.