Sydney ka regjistruar natën më të nxehtë të nëntorit.
Qyteti australian regjistroi temperaturë minimale brenda natës prej 25.4 gradë celsius, ndërsa më pas gjatë ditës së dielë temperaturat shkuan deri në 40 gradë celsius, transmeton Express.
Shtetet e Victoria dhe Australia e Jugut gjithashtu raportuan rritje të temperaturave gjatë fundjavës.
“Nëntori ka qenë mjaft i pazakontë në shumë mënyra. Eshtë shumë e mundshme që të jetë një nga nëntorët tanë më të nxehtë të regjistruar”, tha Andrew Watkins, nga Byroja e Meteorologjisë, raporton BBC.
Fotografitë nga Sydney tregojnë një turmë të madhe njerëzish që kanë vërshuar nëpër plazhe.
Departamenti shëndetësor i Uellsit të Ri Jugor u ka kujtuar njerëzve që t’i respektojnë masat e distancimit social në mënyrë që ta parandalojnë përhapjen e mundshme të koronavirusit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.