Ka përfunduar votimi në ora 19:00 në dy komunat e Kosovës, Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka bërë të ditur se procesi zgjedhor ka kaluar pa probleme.
“Në komunën e Podujevës 40.51 % të votuesve, kurse në Mitrovicën e Veriut 39.14% të votuesve”, ka bërë të ditur Daka, shkruan Reporteri.net.
Ajo tha se më së largu në ora 21:00 do të dalin me rezultatet preleminare
“Konferenca e radhës do të mbahet sapo të njoftohemi për rezultatet”, ka deklaruar ajo. /Reporteri.net/.