×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e VV-së e thumbon keq Agim Veliun: A ta la shej a jo?

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 19:50

    Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të shpallin fitues kandidatin e tyre për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi.


    Xhelal Svecla dhe zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka e shpallën fitues  Bulliqin.

    Edhe deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, e cila po qëndron në Podujevë me deputetë të tjerë dhe aktivistë ka bërë një gjë të tillë, por në të njejtën kohë e ka thumbuar keq ministrin Agim Veliu, ish-kryetar i Podujevës, që e la këtë pozitë për t’u bërë ministër.

    “GAME OVER (Loja mbaroi). A ta la shej a jo ?”, ka shkruar ajo në Facebook. Kjo pjesa e fundit e fjalisë është thumbim për Veliun, i cili passi ishte shkarkuar nga pozita e ministrit të MPB-së nga Albin Kurti sa mbante pozitën e kryeministrit, kishte pohuar se “nuk ia la shej”.

    Kujtojmë se fitues i zgjedhjeve doli Shpejtim Bulliqi edhe sipas projeksionit të Armend Mujës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!