Thuajse të gjithë matësit po shpallin fitues Shpejtim Bulliqin e VV-së, ndërkohë që kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari, beson akoma.
Ai është deklaruar për media, ku ka thënë se në fund të numërimit do të dalë fitues, shkruan Reporteri.net.
“Jemi në proces shumica e vendvotimeve duke u numeruar, ka rezultate prej disa vendvotimeve të vogla, ku në disa prinë LDK-ja, disa jemi aty këtu, sipas bindjes dhe besimit tonë, në fund të numërimit të gjithë votave, LDK-ja edhe kësaj here sikur edhe 18 palë zgjedhjeve do t’i fitojë bindshëm”, ka thënë Rudari.
Ndërkohë, të gjithë zyrtarët e VV-së e shpallën fitues Shpejtim Bulliqin. Po ashtu, fitues i zgjedhjeve doli Shpejtim Bulliqi edhe sipas projeksionit të Armend Mujës.
Ndryshe, KQZ-ja ka thënë se rezultatet preliminare për Podujevën do të publikohen para orës 21:00./Reporteri.net.