Napoli ka arritur një fitore sektakolare 4-0 ndaj Romës, në duelin kryesor të javës së 9-të në Seria A.
Skuadra e Gattusos e nderoi në mënyrën më të mirë kujtimin e Maradonës, duke dominuar të gjithë ndeshjen.
Lorenzo Insigne zhbllokoi rezultatin që në minutën e 31-të me një ekzekutim fantastik të goditjes së dënimit. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat, ndërkohë që e dyta do të jetë e gjitha e napolitanëve.
Fabian Ruiz dyfishoi me një goditje në hyrje të zonës në minutën e 65-të, ndërkohë që Mertens e pati të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë në minutën e 81-të. 7 minuta më pas Politano driblon të gjithë mbrojtjen e Romës dhe më pas e dërgon në rrjetë.
Napoli me këtë fitore ngjitet në vendin e 5-të me 17 pikë, po aq sa dhe Juventus e Roma.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.