×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani i gëzohet fitores së VV-së kundër partisë së saj

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 8:04

    U.d e presidentit, Vjosa Osmani i është gëzuar fitores së Lëvizjes Vetëvendosje mbrëmë në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën në komunën e Podujevës.


    Osmani në Twitter ka publikuar duetin e Alicia Keys dhe Brandi Carlile që është publikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA.

    Kjo këngë u publikua për t’i inkurajuar votuesit që sa më shumë të dalin në zgjedhje.

    “Sepse, ti ke zë”, ka shkruar Osmani në Twitter, pa dhënë më shumë komente.

    Podujeva shkoi në zgjedhjet e parakohshme pasi kryetari i saj, Agim Veliu, la detyrën për t’u bërë pjesë e qeverisë në muajin shkurt të këtij viti. Në garën për kryetar të Podujevës kanë qenë Shpejtim Bulliqi i LVV’së, Nexhmi Rudari i LDK’së dhe Naim Fetahu i PDK’së.

    Shpejtim Bulliqi do ta udhëheqë komunën për 8 muaj, deri në mbajtjen e zgjedhjeve komunale në tërë Kosovën, pra në fund të vitit 2021.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!