×
  • Lajme
  • Lajme

    Ishte zotuar se largohet nga politika kur ta sheh Hashim Thaçin në burg, Anton Quni: Po e pres epilogun

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 13:01

    Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni është pyetur se pse nuk po jep dorëheqje nga politika, tani kur ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i PDK-së Kadri Veseli ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.


    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ia ka kujtuar ministrit deklaratën e para disa viteve kur Quni kishte thënë se qëndron në politikë derisa t’i shoh Thaçin e Veselin prapa grilave.

    “Kur do të jepni dorëheqje pasi është përmbushur misioni juaj politik”, ka pyetur Musliu.

    Në replikë, ministri Quni ka thënë se do ta pres epilogun e procesit gjyqësor kundër Thaçit dhe Veselit për të marrë vendim lidhur me dorëheqjen.

    “Besoj që përkundër asaj që jam ministër i Mbrotjes, nuk e humbi të drejtën të kem edhe qëndrime personale. Sa i përket deklaratës time që pasi t’i shoh prapa grilave të apostrofuarit, presim epilogun. Pastaj do të marr vendim edhe unë”, tha Quni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!